Kurse programimi shqip

Trajnime profesionale në fushën e programimit të drejtuara nga ekspertë kompanisë së programit Ketri Web, të dedikuar për t’ju dhënë përgatitjen e duhur për tregun e punës.

Shiko kurset

Kalendari i kurseve

Kursi full stack

• 09 mars - 16 qershor
• Online
• 1 muaj internship bonus

Kursi back end

• 19 shkurt - 28 mars
• Online
• 1 muaj internship bonus

Kursi front end

• 27 shkurt - 12 prill
• Online
• 1 muaj internship bonus

Përfitimet nga trajnimet tona

Përgatitje për tregun e punës

Falë kombinimit të mësimeve teorike me ato praktike, si dhe seancave intensive çdo javë, do të merrni përgatitjen e duhur dhe të nisni karrierën tuaj si programues, për të cilën keni ëndërruar gjithmonë.

Certifikatë në përfundimin me sukses të kursit

Në fund të 15 seancave, Ketri Academy ju shpërblen për pjesëmarrjen dhe përkushtimin tuaj, duke ju pajisur me një certifikatë për përfundimin me sukses të trajnimit që ju keni që zgjedhur.

Praktikë me projekte reale

Kurrikulat e trajnimeve tona janë të ndërtuara mbi projektet reale ndërkombëtare të Ketri Web. Në to shtrohen problematika ekzistuese që një programues has gjatë zhvillimit të një faqeje interneti biznesi.
Projekt nga kursi i programimit

Mundësi punësimi pranë Ketri Web

Pjesëmarrësit të cilët spikaten përgjatë trajnimit për përkushtimin, vëmendjen dhe afësitë e tyre në programim, mund të punësohen full-time, pranë Ketri Web.

Trajnuesit janë programues me shumë eksperiencë

Trajnimet tona drejtohen nga themeluesit e Ketri Web, të cilët janë programues profesionistë, me + 15 vite eksperiencë. Krahas mësimeve, ju do të merrni këshilla të vlefshme se si t'i jepni zgjidhje një problemi të veçantë gjatë punës.

Do të krijoni një network shoqëror

Ketri Academy synon të zhvillojë komunitetin si profesionalisht ashtu edhe në aspektin social. Falë trajnimeve në qendrën tonë në Tiranë, ju do të bëheni pjesë e një grupi të rinjsh, të cilët ndajnë pasionin e përbashkët për programimin.

Keni pyetje rreth kurseve?

    Review nga studentët tanë

    Rei Rota

    Student i kursit front-end dhe back-end

    “Absolutisht një eksperiencë frytdhënëse. Niveli i mësimdhënies dhe cilësia e burimeve të ofruara kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen time profesionale. Ekspertiza dhe përkushtimi i insturktorit siguruan një kuptim gjithpërfshirës së temave të mbuluara. Njohuritë teorike të ndërthurura me përvoja praktike, e bëjnë këtë kurs zgjedhjen e duhur për çdo të ri si unë, i cili do të hedhë hapat e para drejt zhvillimit profesional si programues.”

    Geja Lici

    Studente e kursit back-end development

    “Definitivisht nje eksperience nga e cila mesova shume ! Shume te perkushtuar dhe ndihmues ne rrugetimin e programuesve te rinj si dhe prane per cdo paqartesi. Shume e lumtur per zgjedhjen qe bera duke i besuar hapat e mia te para ne karrieren si developer! Ketri Academy, kompania qe gjithmone do rekomandoj!”

    Shila Davidhi

    Studente e kursit front-end dhe back-end

    “Ketri Academy më ka ofruar një përvojë të shkëlqyer. Instruktoret janë të përkushtuar dhe dinë të shpjegojnë me një mënyrë të qartë. Struktura e kursit është e organizuar mirë, duke përfshirë projekte praktike dhe reale. Të gjithë janë të kujdesshëm dhe të gatshëm për të ndihmuar. Një zgjedhje e shkëlqyer për ata që dëshirojnë të thellojnë njohuritë e tyre në programim.”

    Adresa e kurseve