Skip to content
Ketri AcademyKetri Academy
  • Home
  • Kurset
    • Full-stack development
    • Back-end development
    • Front-end development
    • Git dhe GitHub
    • Kurse individuale
  • Oferta
  • Rreth nesh
    • Rreth nesh
    • Pyetje të shpeshta
    • Foto nga kurset
    • Reviews
  • Blog
  • Kontaktet
Ketri AcademyKetri Academy
  • Home
  • Kurset
    • Full-stack development
    • Back-end development
    • Front-end development
    • Git dhe GitHub
    • Kurse individuale
  • Oferta
  • Rreth nesh
    • Rreth nesh
    • Pyetje të shpeshta
    • Foto nga kurset
    • Reviews
  • Blog
  • Kontaktet
  • Home
  • Course
  • Kurs “Full-stack development”

Kurs “Full-stack development”

  • By Leandro Aliaj
  • Online ose klasë
Breadcrumb Abstract Shape
Breadcrumb Abstract Shape
Breadcrumb Abstract Shape

Mësoni full-stack development! Ndërtoni aplikacione web dinamike, ndërvepruese dhe të shkallëzueshme.

Jeni gati të hidhni hapin tuaj të parë në full-stack development? Ky kurs do t’ju udhëheqë nga bazat e front-end dhe back-end deri në ndërtimin e aplikacioneve web dinamike dhe të bazuara në databaza.

Nëse dëshironi të filloni një karrierë si zhvillues, të përmirësoni aftësitë tuaja të programimit apo të krijoni projektet tuaja, ky kurs do t’ju ofrojë një bazë të fortë në full-stack development duke përdorur HTML, CSS, JavaScript, PHP dhe MySQL.

Çfarë do të mësoni

Hyrje në web development – baza e një aplikacioni dinamik

  • Kuptoni si bashkëpunojnë HTML, CSS, JavaScript, PHP dhe MySQL për të krijuar aplikacione full-stack.
  • Krijoni një mjedis zhvillimi duke përdorur Apache Web Server.
  • Organizoni projektin në mënyrë efikase me një strukturë të qartë të skedarëve duke përfshirë skedarët publikë, skriptet, asetet dhe konfigurimet.

HTML – ndërtimi i struktures së faqeve web

  • Zbatoni semantic HTML për të krijuar faqe të mirëstrukturuara dhe të lexueshme.
  • Përdorni atributet HTML për të manaxhuar sjelljen dhe funksionalitetin e elementeve.
  • Krijoni dhe strukturoni forma ndërvepruese me inputs, dropdowns, checkboxes, butona, etj.

CSS – stilizimi i faqeve për një përvojë përdorimi më të mirë

  • Kuptoni konceptin e box model dhe si të manaxhoni hapësirën rreth përmbajtjes.
  • Përdorni CSS selectors për të zbatuar stilime në mënyrë efikase.
  • Ndërtoni layouts fleksibël dhe të shkallëzueshme duke përdorur CSS Grid dhe Flexbox.
  • Zbatoni responsive design duke përdorur media queries dhe strategjinë mobile-first.
  • Përmirësoni ndërveprimin me efekte të animuara dhe tranzicione CSS.

JavaScript – shtimi i ndërveprimit dhe dinamizmi i faqeve

  • Punoni me variablat, tipet e të dhënave dhe operatorët për programim dinamik.
  • Shkruani funksione, cikle dhe kushte për të krijuar logjikë programimi.
  • Kuptoni variable scope dhe ndikimin e tij në programim.
  • Përditësoni DOM-in në mënyrë dinamike.
  • Trajtoni ndërveprime si klikimet, shtypjet e butonave dhe dorëzimin e formave.
  • Përdorni browser developer tools për debug dhe optimizim të kodit JavaScript.

PHP – fuqia e programimit në server

  • Shkruani server-side scripts për të krijuar përmbajtje dinamike.
  • Punoni me variabla, operatorë, cikle dhe kushte në PHP.
  • Përpunoni të dhëna nga format duke përdorur metodat GET dhe POST.
  • Gjeni dhe korrigjoni gabimet në PHP (gabime sintaksore, ekzekutimi dhe logjika).

MySQL – punë me databaza dhe manaxhimi i të dhënave

  • Kuptoni strukturën e databazave relacionale dhe tabelave.
  • Përcaktoni kolona me tipe të dhënash të përshtatshme (tekst, numra, data).
  • Zhvilloni veprime CRUD me SQL queries.
  • Lidhni skriptet PHP me databazën dhe ekzekutoni queries për të manaxhuar të dhënat.

Projekti përfundimtar – vërtetoni aftësitë tuaja
Zbatoni gjithçka që keni mësuar duke ndërtuar një aplikacion web funksional të bazuar në veprimet CRUD. Ky projekt do të integrojë front-end dhe back-end, duke ju lejuar të praktikoni manaxhimin e databazave, ndërveprimet me përdoruesit dhe krijimin e përmbajtjes dinamike në një mjedis të vërtetë zhvillimi.

Pse duhet ta ndiqni këtë kurs?

  • Mësim praktik – Do të ndërtoni projekte reale dhe do të forconi aftësitë përmes ushtrimeve të strukturuara.
  • Udhëzime hap pas hapi – Mësoni në mënyrë të strukturuar, duke filluar nga bazat dhe duke përparuar drejt zhvillimit full-stack.
  • Optimizim i performancës – Zbuloni teknika për të shkruar kod efikas, të shkallëzueshëm dhe të mirëmbajtshëm.
  • Eksperiencë e plotë full-stack – Kuptoni si funksionojnë të gjitha komponentët e një aplikacioni web, nga ndërfaqja deri tek ruajtja e të dhënave.
  • Projekt përfundimtar i dobishëm – Në përfundim të kursit, do të keni një aplikacion web funksional që mund ta përdorni si portofol për punë të ardhshme.
  • Jeni të përgatitur për tregun e punës – fitoni aftësi të kërkuara nga kompanitë.
  • Merrni një certifikatë për përfundimin me sukses të kursit.
  • Mund të ndiqni internship pranë Ketri Web – aplikoni njohuritë tuaja në një ambient real pune.
  • Mund të punësoheni pranë Ketri Web – vlen vetëm për kursantët më të mirë.

Organizimi

  • Trajnimi zhvillohet online, ose në klasë.
  • Trajnimi zgjat 10 javë, në total janë 40 orë mësimi.
  • Trajnimi zhvillohet në fundjavë.
  • Orari është i diskutueshëm.

Filloni rrugëtimin tuaj në full-stack development

Nëse dëshironi të ndërtoni aplikacione dinamike, ndërvepruese dhe të bazuara në databaza, ky kurs do t’ju japë njohuritë dhe aftësitë që ju nevojiten për të zhvilluar me siguri dhe efikasitet.
Regjistrohuni sot dhe filloni të ndërtoni aplikacione web të plota dhe funksionale!

Tel: +355 6740 70444
Email: info@ketriacademy.al

Regjistrohu në kurs

    Review për kursin full stack development

    “Absolutisht një eksperiencë frytdhënëse. Niveli i mësimdhënies dhe cilësia e burimeve të ofruara kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen time profesionale. Ekspertiza dhe përkushtimi i insturktorit siguruan një kuptim gjithpërfshirës së temave të mbuluara. Njohuritë teorike të ndërthurura me përvoja praktike, e bëjnë këtë kurs zgjedhjen e duhur për çdo të ri si unë, i cili do të hedhë hapat e para drejt zhvillimit profesional si programues.”

    Rei Rota

    “Ketri Academy më ka ofruar një përvojë të shkëlqyer. Instruktoret janë të përkushtuar dhe dinë të shpjegojnë me një mënyrë të qartë. Struktura e kursit është e organizuar mirë, duke përfshirë projekte praktike dhe reale. Të gjithë janë të kujdesshëm dhe të gatshëm për të ndihmuar. Një zgjedhje e shkëlqyer për ata që dëshirojnë të thellojnë njohuritë e tyre në programim.”

    Shila Davidhi
    Leandro Aliaj
    Leandro është një ekspert i njohur në fushën e zhvillimit të ueb aplikacioneve dhe një drejtor/CTO i suksesshëm në kompaninë e tij të programimit, Ketri Web. Me një përvojë të gjatë prej më shumë se 15 vitesh si Full Stack Developer ai ka shërbyer si udhëheqës dhe frymëzues për të gjithë ata që janë përfshirë në industrinë e teknologjisë. Në përputhje me përvojën e tij të pasur dhe njohuritë e thella në zhvillimin e ueb-it, Leandro ka marrë përsipër detyrën e trajnimit të të rinjve programues për më shumë se dy vite. Duke ndarë diturinë dhe pasionin e tij për programimin, ai ka frymëzuar dhe ka përgatitur brezat e ardhshëm të zhvilluesve për të arritur sukses në këtë fushë të ndryshueshme dhe të zhvillimit të shpejtë. Leandro shquhet për aftësinë e tij në komunikim dhe të shpjegojë koncepte të ndërlikuara në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Me qëllim për të ndihmuar studentët e tij të arrijnë maksimumin e tyre, ai ofron një ambient të mësimit tërheqës dhe inkurajues, duke përdorur një ndërthurje të përvojës së tij praktike dhe teknikat më të fundit të mësimit. Kompetencat e tij të gjera dhe njohuria e thellë për teknologjit e fundit e bëjnë atë një instruktor të shkëlqyer për kursin tonë.

    Kursi përfshin:

    • Çmimi:
      50.000 L
    • Gjuha:Shqip
    • Certifikatë:Yes
    • Niveli:Fillestar
    • Data e fillimit:29/03/2025
    • Totali i orëve:40 orë
    • Kohëzgjatja:10 javë
    • Mënyra e zhvillimit:Online, klasë

    Shpërnda kursin:

    Kurse të tjera

    Untitled (1080 x 700 px)(15)(1)
    01 mars 2025
    Online ose klasë
    Kurs “Front-end development” me HTML, CSS dhe JavaScript – niveli i avancuar

    Kursi intensiv në front-end ofron një përmbledhje të "semantic" HTML, CSS, JavaScript dhe teknikave të tjera...

    Shiko Kursin
    Untitled (1080 x 700 px)(14)(1)
    01 mars 2025
    Online ose klasë
    Kurs “Back-end development” me PHP dhe MySQL – niveli i avancuar

    Gjatë këtij kursi intensiv do ju ofrohet një trajnim të specializuar duke përfshirë gjuhët dhe teknologjitë kyçe si PHP dhe MySQL për zhvillimin e faqeve...

    Shiko Kursin
    logo-ketri-academy-white

    Ketri Academy është qendër e specializuar në trajnime profesionale në fushën e programimit dhe web dizajn-it. Në sajë të eksperiencës sonë disa vjeçare në këto fusha, ne ofrojmë një gamë të plotë kursesh në hartimin dhe zhvillimin e aplikacioneve dinamike web, duke përdorur gjuhë popullore të programimit.

    Kurse programimi

    • Full-stack development
    • Front-end development
    • Back-end development
    • Git dhe GitHub
    • Kurse individuale

    Informacione

    • Rreth nesh
    • Oferta
    • Bashkëpunime
    • Blog programimi
    • Review
    • Foto nga kurset
    • Kontaktet

    Kontaktet

    Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta” Tiranë, Shqipëri Tel: +355 6740 70444
    Email: info@ketriacademy.al

    Vendosni adresën tuaj të emailit për t’u regjistruar në newsletter, për të marrë informacion për kurset, ofertat, dhe artikujt tanë

    Icon-facebook Icon-linkedin2 Icon-instagram
    Copyright 2025 Ketri Academy | Developed By Ketri Web. All Rights Reserved
    Ketri AcademyKetri Academy