Kurse individuale programimi
Ne ofrojmë kurse individuale të specializuara në programim, të udhëhequr nga programues me përvojë. Kurset individuale i sugjerojmë për këdo pavarësisht nëse jeni programues në nivel fillestar, mesatar apo në nivel më të avancuar. Ju mund të zgjidhni të ndiqni individualisht kursin për front-end development, back-end development, apo të ndiqni kursin individual për full-stack development. Kurset individuale të programimit mund të ndiqen online, ose mund ti ndiqni ato në klasë, në Tiranë tek Bulevardi Gjergj Fishta.
Kurset tona profesionale për programim:
Front-end development
Kursi intensiv në front-end ofron një përmbledhje të “semantic” HTML, CSS, JavaScript dhe teknikave të tjera të avancuara për ndërtimin e faqeve interneti.
Full-stack development
Kursi ofron një shtrirje të plotë të gjuhëve dhe teknologjive front-end dhe back-end, duke përfshirë këtu HTML, CSS, JavaScript, AJAX, PHP, MySQL, Git, GitHub, etj.
Back-end development
Gjatë këtij kursi intensiv do ju ofrohet një trajnim të specializuar duke përfshirë gjuhët dhe teknologjitë kyçe si PHP dhe MySQL për zhvillimin e faqeve interneti dinamike.
Informacion për kurset individuale të programimit
Kurset drejtohen nga Leandro Aliaj, një programues i njohur dhe drejtor i suksesshëm i kompanisë së programimit Ketri Web, me një përvojë të gjatë prej më shumë se 15 vitesh si full stack developer. Ju do të përfitoni nga një përvojë e personalizuar dhe praktikat më të fundit në industrinë e teknologjisë.
Ju mund të zgjidhni kursin që ju intereson të ndiqni, ose mund ta diskutojmë bashkarisht cili kurs mund të jetë më i vlefshëm për ju në bazë të njohurive që keni. Kurset individuale mund ti ndiqni në klasë ose online, duke u përshtatur me oraret dhe nevojat tuaja. Përdorni fleksibilitetin tonë për të planifikuar orarin tuaj dhe për të bërë kursin në intensitetin që ju pëlqen.
Pse të zgjidhni kurse individuale për programim?
Fokus i plotë
Në një kurs individual programimi, ju jeni në qendër të vëmendjes. Trajnuesi ynë do të përshtatet me nevojat tuaja specifike dhe do të sigurojë një përvojë mësimi që është plotësisht e përshtatur për ju.
Liri e plotë
Kur bëni një kurs individual programimi, ju keni lirinë për të zgjedhur orarin dhe ditët e mësimit siç ju përshtatet më mirë me angazhimet tuaja. Nuk ka nevojë të përballeni me orare të caktuara ose grupe të mëdha të studentëve.
Kujdes personal
Në një mjedis individual, ju keni mundësinë për të adresuar çdo pyetje ose shqetësim që keni menjëherë. Trajnuesi juaj është aty për t'ju ndihmuar dhe për të siguruar që të kuptoni materialin në mënyrë të plotë.
Përparim i shpejtë
Kur jeni në një mjedis individual, mund të zhvilloni shpejt aftësitë tuaja në mënyrë të personalizuar. Përvoja intensive e mësimit mund të ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja të zhvillimit më shpejt dhe më efektivisht.
Fleksibilitet i plotë
Nëse jeni në kërkim të një mënyre të personalizuar për të mësuar programim, ju mund të zgjidhni të bëni kursin në mënyrë intensive për disa ditë, ose të shtriheni në një periudhë më të gjatë, sipas dëshirës suaj.
Adaptimi i përmbajtjes
Përmbajtja dhe ritmi i mësimit mund të përshtaten me nivelin tuaj të njohurive dhe synimet tuaja të karrierës. Trajnuesi juaj do të jetë në gjendje të ofrojë materiale dhe projekte që reflektojnë interesat dhe qëllimet tuaja specifike.