Skip to content
Ketri AcademyKetri Academy
  • Home
  • Kurset
    • Full-stack development
    • Back-end development
    • Front-end development
    • Git dhe GitHub
    • Kurse individuale
  • Oferta
  • Rreth nesh
    • Rreth nesh
    • Pyetje të shpeshta
    • Foto nga kurset
    • Reviews
  • Blog
  • Kontaktet
Ketri AcademyKetri Academy
  • Home
  • Kurset
    • Full-stack development
    • Back-end development
    • Front-end development
    • Git dhe GitHub
    • Kurse individuale
  • Oferta
  • Rreth nesh
    • Rreth nesh
    • Pyetje të shpeshta
    • Foto nga kurset
    • Reviews
  • Blog
  • Kontaktet
  • Home
  • Course
  • Kurs “Back-end development” me PHP dhe MySQL – niveli i avancuar

Kurs “Back-end development” me PHP dhe MySQL – niveli i avancuar

  • By Leandro Aliaj
  • Online ose klasë
Breadcrumb Abstract Shape
Breadcrumb Abstract Shape
Breadcrumb Abstract Shape

Përfitoni aftësi të avancuara në back-end! Ndërtoni aplikacione web të sigurta, të shkallëzueshme dhe me performancë të lartë

Çoni aftësitë tuaja të zhvillimit back-end në një nivel tjetër duke zotëruar PHP, MySQL, praktikat më të mira të sigurisë dhe optimizimin e performancës. Ky kurs do t’ju mësojë si të ndërtoni aplikacione web dinamike, të sigurta dhe të shkallëzueshme nga e para.

Do të mësoni si të manaxhoni autentikimin, të punoni me databaza në mënyrë efikase, të përpunoni të dhënat e përdoruesve në mënyrë të sigurt, të optimizoni performancën dhe të strukturoni një projekt të plotë back-end, duke përdorur praktikat më të mira të botës reale.

Çfarë do të mësoni

Thellim në PHP – programim i avancuar në server

  • Ndërtoni një back-end të mirë-organizuar dhe të shkallëzueshëm.
  • Trajtoni në mënyrë të sigurt input-et e përdoruesve për të parandaluar risqet e sigurisë.
  • Zbatoni teknika të avancuara të input validation me regular expressions.
  • Transformoni të dhënat nga një format në një tjetër, në mënyrë të sigurt dhe efikase.
  • Mësoni Object Oriented Programming (OOP) dhe encapsulation.
  • Shkruani klasa dhe funksione të ripërdorshme, për mirëmbajtje më të lehtë të kodit.
  • Gjeneroni në mënyrë dinamike raporte PDF, fatura dhe eksporte CSV.
  • Automatizoni veprime të ripërsëritshme duke përdorur cron jobs.
  • Zhvilloni një sistem të plotë autentikimi me regjistrim, login, logout, etj.
  • Krijoni një panel administrimi të projektit.
  • Krijoni faqosje për të ndarë dhe shfaqur një sasi të madhe rezultatesh, në disa faqe.
  • Ngarkoni dhe manaxhoni skedarët në mënyrë të sigurt, në filesystem dhe databazë.
  • Trajtoni errors dhe exceptions në mënyrë profesionale për të rritur qendrueshmërinë e sistemit.
  • Zbatoni teknika mbrojtjeje ndaj sulmeve kibernetike.

Thellim në MySQL – organizim i databazës dhe optimizim i performancës së saj

  • Mësoni SQL joins dhe marrëdhëniet mes tabelave për të lidhur të dhënat në mënyrë efikase.
  • Përdorni prepared statements për të përmirësuar performancën dhe parandaluar sulmet SQL injection.
  • Përdorni transaksione për të ruajtur integritetin e të dhënave dhe për të mbrojtur kundër gabimeve.
  • Krijoni indexes për përmirësimin e performancës së kërkimeve në databazë.
  • Krijoni motor kërkimi full-text në MySQL, pa përdorur shërbime të jashtme.
  • Përdorni common table expressions (CTE) për thjeshtimin e query-ve tuaja.
  • Mësoni si të bëni saktë import/eksport databaza të mëdha.

Konfigurimi i Apache web server – konfigurimi i serverit dhe aplikacionit

  • Konfiguroni virtual hosts për të manaxhuar projekte të shumëfishta në një server.
  • Krijoni konfigurime të posaçme për projektin, nëpërmjet rregullave .htaccess.
  • Përdorni URL rewriting për të krijuar URL të thjeshta dhe miqësore, që ndihmojnë edhe në SEO.
  • Kufizoni aksesin në skedarët dhe direktoritë për të parandaluar qasjen e paautorizuar.

Pse duhet ta ndiqni këtë kurs?

  • Mësim praktik – zbatoni gjithçka përmes ushtrimeve dhe projekteve reale.
  • Optimizim i performancës – shkruani kod efikas, të sigurt dhe të shkallëzueshëm.
  • Siguri e avancuar – zbatoni autentikim të sigurt, kontroll qasjeje dhe mbrojtje kundër sulmeve.
  • Manaxhim i avancuar i databazës – punoni me SQL joins, transaksione, indekse dhe optimizime.
  • Ndërtoni aplikacione të botës reale – krijoni një projekt të plotë për portofolin tuaj.
  • Jeni të përgatitur për tregun e punës – fitoni aftësi të kërkuara nga kompanitë.
  • Merrni një certifikatë për përfundimin me sukses të kursit.
  • Mund të ndiqni internship pranë Ketri Web – aplikoni njohuritë tuaja në një ambient real pune.
  • Mund të punësoheni pranë Ketri Web – vlen vetëm për kursantët më të mirë.

Organizimi

  • Trajnimi zhvillohet online, ose në klasë.
  • Trajnimi zgjat 10 javë, në total janë 40 orë mësimi.
  • Trajnimi zhvillohet në fundjavë.
  • Orari është i diskutueshëm.

Regjistrohuni sot dhe bëhuni ekspert në zhvillimin back-end!

Tel: +355 6740 70444
Email: info@ketriacademy.al

Regjistrohu në kurs

    Review për kursin back-end development

    “Definitivisht nje eksperience nga e cila mesova shume ! Shume te perkushtuar dhe ndihmues ne rrugetimin e programuesve te rinj si dhe prane per cdo paqartesi. Shume e lumtur per zgjedhjen qe bera duke i besuar hapat e mia te para ne karrieren si developer! Ketri Academy, kompania qe gjithmone do rekomandoj!“

    Geja Lici

    “Mesova shume me teper si funksionon praktkisht programimi, se sa kisha mesuar ne 5 vite shkolle.”

    Ervin Shehu
    Leandro Aliaj
    Leandro është një ekspert i njohur në fushën e zhvillimit të ueb aplikacioneve dhe një drejtor/CTO i suksesshëm në kompaninë e tij të programimit, Ketri Web. Me një përvojë të gjatë prej më shumë se 15 vitesh si Full Stack Developer ai ka shërbyer si udhëheqës dhe frymëzues për të gjithë ata që janë përfshirë në industrinë e teknologjisë. Në përputhje me përvojën e tij të pasur dhe njohuritë e thella në zhvillimin e ueb-it, Leandro ka marrë përsipër detyrën e trajnimit të të rinjve programues për më shumë se dy vite. Duke ndarë diturinë dhe pasionin e tij për programimin, ai ka frymëzuar dhe ka përgatitur brezat e ardhshëm të zhvilluesve për të arritur sukses në këtë fushë të ndryshueshme dhe të zhvillimit të shpejtë. Leandro shquhet për aftësinë e tij në komunikim dhe të shpjegojë koncepte të ndërlikuara në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Me qëllim për të ndihmuar studentët e tij të arrijnë maksimumin e tyre, ai ofron një ambient të mësimit tërheqës dhe inkurajues, duke përdorur një ndërthurje të përvojës së tij praktike dhe teknikat më të fundit të mësimit. Kompetencat e tij të gjera dhe njohuria e thellë për teknologjit e fundit e bëjnë atë një instruktor të shkëlqyer për kursin tonë.

    Kursi përfshin:

    • Çmimi:
      50.000 L
    • Gjuha:Shqip
    • Certifikatë:Yes
    • Niveli:I avancuar
    • Data e fillimit:31/05/2025
    • Totali i orëve:40 orë
    • Kohëzgjatja:10 javë
    • Mënyra e zhvillimit:Online, klasë

    Shpërnda kursin:

    Kurse të tjera

    Untitled (1080 x 700 px)(16)(1)
    14 qershor 2025
    Online ose klasë
    Kurs “Full-stack development”

    Kursi ofron një shtrirje të plotë të gjuhëve dhe teknologjive front-end dhe back-end, duke përfshirë këtu HTML, CSS, JavaScript, AJAX, PHP, MySQL, Git, GitHub, etj

    Shiko Kursin
    Untitled (1080 x 700 px)(15)(1)
    31 maj 2025
    Online ose klasë
    Kurs “Front-end development” me HTML, CSS dhe JavaScript – niveli i avancuar

    Kursi intensiv në front-end ofron një përmbledhje të "semantic" HTML, CSS, JavaScript dhe teknikave të tjera...

    Shiko Kursin
    logo-ketri-academy-white

    Ketri Academy është qendër e specializuar në trajnime profesionale në fushën e programimit dhe web dizajn-it. Në sajë të eksperiencës sonë disa vjeçare në këto fusha, ne ofrojmë një gamë të plotë kursesh në hartimin dhe zhvillimin e aplikacioneve dinamike web, duke përdorur gjuhë popullore të programimit.

    Kurse programimi

    • Full-stack development
    • Front-end development
    • Back-end development
    • Git dhe GitHub
    • Kurse individuale

    Informacione

    • Rreth nesh
    • Oferta
    • Bashkëpunime
    • Blog programimi
    • Review
    • Foto nga kurset
    • Kontaktet

    Kontaktet

    Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta” Tiranë, Shqipëri Tel: +355 6740 70444
    Email: info@ketriacademy.al

    Vendosni adresën tuaj të emailit për t’u regjistruar në newsletter, për të marrë informacion për kurset, ofertat, dhe artikujt tanë

    Icon-facebook Icon-linkedin2 Icon-instagram
    Copyright 2025 Ketri Academy | Developed By Ketri Web. All Rights Reserved
    Ketri AcademyKetri Academy