Përfitoni aftësi të avancuara në back-end! Ndërtoni aplikacione web të sigurta, të shkallëzueshme dhe me performancë të lartë
Çoni aftësitë tuaja të zhvillimit back-end në një nivel tjetër duke zotëruar PHP, MySQL, praktikat më të mira të sigurisë dhe optimizimin e performancës. Ky kurs do t’ju mësojë si të ndërtoni aplikacione web dinamike, të sigurta dhe të shkallëzueshme nga e para.
Do të mësoni si të manaxhoni autentikimin, të punoni me databaza në mënyrë efikase, të përpunoni të dhënat e përdoruesve në mënyrë të sigurt, të optimizoni performancën dhe të strukturoni një projekt të plotë back-end, duke përdorur praktikat më të mira të botës reale.
Çfarë do të mësoni
Thellim në PHP – programim i avancuar në server
- Ndërtoni një back-end të mirë-organizuar dhe të shkallëzueshëm.
- Trajtoni në mënyrë të sigurt input-et e përdoruesve për të parandaluar risqet e sigurisë.
- Zbatoni teknika të avancuara të input validation me regular expressions.
- Transformoni të dhënat nga një format në një tjetër, në mënyrë të sigurt dhe efikase.
- Mësoni Object Oriented Programming (OOP) dhe encapsulation.
- Shkruani klasa dhe funksione të ripërdorshme, për mirëmbajtje më të lehtë të kodit.
- Gjeneroni në mënyrë dinamike raporte PDF, fatura dhe eksporte CSV.
- Automatizoni veprime të ripërsëritshme duke përdorur cron jobs.
- Zhvilloni një sistem të plotë autentikimi me regjistrim, login, logout, etj.
- Krijoni një panel administrimi të projektit.
- Krijoni faqosje për të ndarë dhe shfaqur një sasi të madhe rezultatesh, në disa faqe.
- Ngarkoni dhe manaxhoni skedarët në mënyrë të sigurt, në filesystem dhe databazë.
- Trajtoni errors dhe exceptions në mënyrë profesionale për të rritur qendrueshmërinë e sistemit.
- Zbatoni teknika mbrojtjeje ndaj sulmeve kibernetike.
Thellim në MySQL – organizim i databazës dhe optimizim i performancës së saj
- Mësoni SQL joins dhe marrëdhëniet mes tabelave për të lidhur të dhënat në mënyrë efikase.
- Përdorni prepared statements për të përmirësuar performancën dhe parandaluar sulmet SQL injection.
- Përdorni transaksione për të ruajtur integritetin e të dhënave dhe për të mbrojtur kundër gabimeve.
- Krijoni indexes për përmirësimin e performancës së kërkimeve në databazë.
- Krijoni motor kërkimi full-text në MySQL, pa përdorur shërbime të jashtme.
- Përdorni common table expressions (CTE) për thjeshtimin e query-ve tuaja.
- Mësoni si të bëni saktë import/eksport databaza të mëdha.
Konfigurimi i Apache web server – konfigurimi i serverit dhe aplikacionit
- Konfiguroni virtual hosts për të manaxhuar projekte të shumëfishta në një server.
- Krijoni konfigurime të posaçme për projektin, nëpërmjet rregullave .htaccess.
- Përdorni URL rewriting për të krijuar URL të thjeshta dhe miqësore, që ndihmojnë edhe në SEO.
- Kufizoni aksesin në skedarët dhe direktoritë për të parandaluar qasjen e paautorizuar.
Pse duhet ta ndiqni këtë kurs?
- Mësim praktik – zbatoni gjithçka përmes ushtrimeve dhe projekteve reale.
- Optimizim i performancës – shkruani kod efikas, të sigurt dhe të shkallëzueshëm.
- Siguri e avancuar – zbatoni autentikim të sigurt, kontroll qasjeje dhe mbrojtje kundër sulmeve.
- Manaxhim i avancuar i databazës – punoni me SQL joins, transaksione, indekse dhe optimizime.
- Ndërtoni aplikacione të botës reale – krijoni një projekt të plotë për portofolin tuaj.
Regjistrohuni sot dhe bëhuni ekspert në zhvillimin back-end!
Organizimi
• Trajnimi zhvillohet online, ose në klasë
• Trajnimi zgjat 7 javë në total
• Trajnimi zhvillohet në fundjavë, të shtunën dhe të dielën
• Seancat janë 2-orëshe
• Orari 12:00 – 14:00 (i diskutushëm)
Në përfundim të kursit do të:
• Keni mësuar si të zhvilloni një faqe interneti dinamike
• Fitoni njohuri profesionale mbi PHP dhe MySQL
• Jeni të përgatitur për tregun e punës
• Merrni një certifikatë për përfundimin me sukses të kursit
• Ndiqni internship pranë Ketri Web
• Mund të punësoheni pranë Ketri Web (vlen vetëm për kursantët më të mirë)
Çmimi i kursit:
• Kursi kushton 40.000 lekë
Kontaktet tona:
Tel: +355 6740 70444
Email: hello@ketri.al
Regjistrohu në kurs
Review për kursin back-end development
“Definitivisht nje eksperience nga e cila mesova shume ! Shume te perkushtuar dhe ndihmues ne rrugetimin e programuesve te rinj si dhe prane per cdo paqartesi. Shume e lumtur per zgjedhjen qe bera duke i besuar hapat e mia te para ne karrieren si developer! Ketri Academy, kompania qe gjithmone do rekomandoj!“
![](https://ketriacademy.al/wp-content/plugins/elementor/assets/images/placeholder.png)
Geja Lici
“Mesova shume me teper si funksionon praktkisht programimi, se sa kisha mesuar ne 5 vite shkolle.”
![](https://ketriacademy.al/wp-content/plugins/elementor/assets/images/placeholder.png)