Mësoni JavaScript të avancuar dhe teknikat e frontend-it! Krijoni aplikacione më të shpejta, më të zgjuara dhe më ndërvepruese.
A jeni gati të çoni aftësitë tuaja në zhvillimin frontend në një nivel tjetër? Ky kurs frontend nivel i avancuar do t’ju mësojë teknikat e përdorura nga profesionistët për të ndërtuar aplikacione web të shpejta, interaktive dhe efikase.
Ju do të mësoni të manaxhoni format, të punoni me metoda asynchronous dhe të krijoni ndërveprime të avancuara, ndërkohë që optimizoni HTML-në, CSS-në dhe mënyrën se si trajtoni event-et për një përvojë më të mirë përdorimi.
Çfarë do të mësoni
HTML e avancuar dhe struktura e dokumentit – shkruani HTML më të pastër dhe të organizuar
- Përdorni semantic HTML për një strukturë më të qartë dhe më të mirëmbajtshme.
- Mësoni të përdorni data attributes për të ruajtur dhe qasur të dhëna në HTML.
- Përmirësoni performancën duke përdorur lazy loading për imazhet dhe iframes.
- Optimizoni shpejtësinë e ngarkimit me preloading dhe prefetching për të manaxhuar më mirë burimet.
CSS i avancuar – kontrolloni dizajnin dhe ndërfaqet tuaja
- Përdorni variabla dhe funksione CSS për stilime të ripërdorshme.
- Ndërtoni struktura komplekse dhe responsive me CSS Grid, Flexbox dhe multi-column layouts.
- Modifikoni dhe stilizoni butona, checkboxes, radio buttons dhe dropdowns.
- Krijoni efekte ndërvepruese, tranzicione dhe animacione të avancuara duke përdorur @keyframes.
JavaScript i avancuar – motori pas aplikacioneve moderne në frontend
- Mësoni manaxhimin manual të formave dhe procesimin e të dhënave të formave pa u varur nga mjete të jashtme.
- Përdorni FormData API për të mbledhur dhe dërguar të dhëna nga format, dhe jo vetëm.
- Zbuloni asynchronous JavaScript – mësoni AJAX, Fetch API, Promises dhe async/await.
- Punoni me të dhëna JSON – ruani dhe transferoni të dhëna lehtësisht.
- Ndërtoni forma me disa hapa për një eksperiencë më të rrjedhshme përdorimi.
- Përmirësoni aftësitë tuaja të punuarit me DOM – krijoni, përditësoni dhe fshini elemente në mënyrë dinamike dhe efikase.
- Optimizoni trajtimin e events – përdorni event delegation dhe propagation control për organizim dhe performancë më të mirë.
- Mësoni teknika të avancuara të debuging për të trajtuar dhe korrigjuar gabimet si profesionist.
- Ruani të dhëna në browser me Web Storage API (localStorage dhe sessionStorage).
- Manaxhoni browser events si resize, scroll, focus dhe blur për ndërveprime më të avancuara.
Pse duhet ta ndiqni këtë kurs?
- Aplikime reale – Mësoni teknika moderne për të ndërtuar aplikacione interaktive dhe të optimizuara.
- Projekte praktike – Zbatoni konceptet me ushtrime sfiduese dhe ndërtoni funksionalitete dinamike.
- Manaxhimi i formave – Validoni, përpunoni dhe dërgoni të dhëna në kohë reale, duke krijuar forma interaktive dhe ndërfaqe të përmirësuara.
Zhvilloni aftësitë tuaja në JavaScript dhe frontend
Nëse doni të bëheni më të aftë në zhvillimin modern të frontend-it, të përmirësoni ekspertizën tuaj në JavaScript, dhe të mësoni si manaxhohen të dhënat, format dhe ndërveprimet në aplikacionet reale, atëherë ky kurs është për ju.
Regjistrohuni sot dhe filloni të ndërtoni aplikacione më të zgjuara, më të shpejta dhe më dinamike në web!
Organizimi
• Trajnimi zhvillohet online, ose në klasë
• Trajnimi zgjat 7 javë në total
• Trajnimi zhvillohet në fundjavë, të shtunën dhe të dielën
• Seancat janë 2-orëshe • Orari 14:00 – 16:00 (i diskutushëm)
Në përfundim të kursit do të:
• Keni mësuar si të zhvilloni një faqe interneti dinamike
• Fitoni njohuri profesionale mbi HTML, CSS dhe JavaScript
• Jeni të përgatitur për tregun e punës
• Merrni një certifikatë për përfundimin me sukses të kursit
• Ndiqni internship pranë Ketri Web
• Mund të punësoheni pranë Ketri Web (vlen vetëm për kursantët më të mirë)
Çmimi i kursit:
• Kursi kushton 40.000 lekë
Kontaktet tona:
Tel: +355 6740 70444
Email: hello@ketri.al
Regjistrohu në kurs
Review për kursin front-end development
"Ky kurs ishte një mundësi e mirë për mua për të filluar si programues. Përveç se fitova shumë njohuri, më ofruan si fillim të ndiqja një internship tek Ketri Web, ku jam marrë direkt me projekte reale. Pas përfundimit të internshipit, tani jam pjesë e stafit të tyre. E rekomandoj këtë eksperiencë për të gjithë ata që janë të interesuar të fillojnë një karrierë në fushën e programimit."

Trejzi Xhaho
“Tek ky kurs kam mesuar me teper se sa kam mesuar ne 3 vite shkolle. Mesuesi shpjegonte cdo gje me detaje dhe ndjehesha shume komode per ta pyetur. Duke u praktikuar, kuptova me mire si funksionon bota e webit. Ngela shume e kenaqur.”

Elona Hysi
“Nice detail-oriented knowledge given from proffessionals of the Front End and Back End Development. Highly recommended.”

Metin Lleshi
“Duke mos pasur njohuri të mëparshme nē programim, ky kurs më ka ndihmuar shumë të kuptoj dhe mësoj në këtë fushë. Ky kurs pēr mua ishte zgjedhja e duhur për të mësuar programim.“
