Gjatë këtij trajnimi, një ekspert i fushës së programimit do t’ju udhëheqë në të gjitha aspektet kryesore të përdorimit të Git-it, një mjet kyç për manaxhimin e kodit dhe bashkëpunimin në projekte. Kursi ka qëllim që ju të pajiseni me aftësi praktike mbi procesin e organizimit të kodit, ndjekjen e ndryshimeve dhe bashkëpunimin gjatë zhvillimit të software.
Kurrikula
Prezantim me Git si mjet thelbësor për kodimin dhe bashkëpunimin.
Krijimi i një Repository të re.
Ndryshimi i skedarëve dhe ruajta e tyre.
Krijimi dhe manaxhimi i branch-eve.
Marge, rebase dhe manaxhimi i konflikteve.
Krijimi dhe ndërveprimi me remote repositorys.
Prezantimi me GitHub.
Organizimi
Kursi zhvillohet online.
Në total janë 8 orë.
Zhvillohet në fundjavë, të shtunën dhe të dielën.
Seancat janë 4-orëshe.
Orari 09:00 – 13:00 (i diskutueshëm).
Në përfundim të kursit do të:
Keni mësuar bazat e Git.
Fitoni njohuri praktike mbi Git dhe GitHub.
Do të jeni të përgatitur për bashkëpunim efektiv në zhvillimin e projekteve.
Jeni të përgatitur për ambientin e punës.
Merrni një certifikatë për përfundimin me sukses të kursit.