Intervistë me programuese Irisin
Fjalë të thëna nga një studente programuese që ka ndjekur kurset tona, sigurisht janë një burim i rëndësishëm për ju për të na njohur më mirë, për të marrë përshtypje nga studentët e mëparshëm, për të ndjekur eksperiencat e tyre dhe për t’ju ndihmuar në zgjedhjen e kursit të ardhshëm që do të ndiqni. Prandaj, vendosëm të bënim këtë intervistë me Irisin të cilën ju ftojmë ta lexoni më poshtë.
Si u njohe me Ketri Academy dhe përse vendose të ndiqje kurset tona?
Pas mbarimit të një kursi të mëparshëm në një tjetër akademi, kuptova se njohuritë e mia si full stack nuk ishin kompletuar aq sa do të deshiroja, dhe e ndjeva se duhej të nisja edhe diçka tjetër. Pas një kërkimi intensiv në të gjitha platformat si LinkedIn, Instagram, apo përmes miqve dhe pasi bisedova për një kohë relativisht të gjatë me stafin e Ketri Academy, vendosa të filloja kursin këtu.
Çfarë kursi ndoqe dhe pse?
Kurset që ndoqa ishin dy, front-end dhe back-end developer. Vendosa t’i ndjek të dy paralelisht, që të më ndihmonin në zhvillimin e njohurive rreth fushës së programimit dhe besoj se nuk gabova në zgjedhjen time.
Na trego pak eksperiencën tënde me kurset.
Ajo që do të veçoja nga të gjitha seancat në të dy kurset, ka qënë fakti se aplikimi i teorisë me praktikën ka qenë aq sa duhej, për të mos u bërë i lodhshëm, por edhe për të marrë të gjithë informacionin e duhur. Njohuri teorike precize, të nevojshme për të kuptuar projektet që zhvillonim, krahas anës praktike ku trajnuesi na e bëri shumë më të lehtë për ta kuptuar, si rrjedhojë e eksperiencës së tij shumë vjeçare në fushën e zhvillimit të web-ve.
Kam mesuar mbi PHP, HTML, CSS, dhe JavaScript.
Si e prite internshipin që tu ofrua?
Shumë e lumtur dhe falënderuese për mundësinë që mu ofrua. Fakti që nuk kisha asnjë eksperiencë pune të mëparshme apo internship në një kompani tjetër më bëri të hezitoja në fillim, për shkak se nuk ndihesha e sigurt, pasi mbi të gjitha nuk kisha mbaruar shkollën për IT. Por në kompaninë Ketri Web më mirëpritëm duke ma bërë shumë të lehtë.
Si ka qënë raporti me stafin gjatë internshipit, je ndjerë e mirëpritur?
Jam ndjerë shumë e mirëpritur që në ditën e parë që nisi internshipin. I gjithë stafi është shumë i sjellshëm, i kuptueshëm dhe i gatshëm për të të ndihmuar në çdo moment, pa hezituar për të ndarë njohuritë e tyre për projektet që punojmë në përditëshmëri.
Cilat janë disa nga aftësitë profesionale që ke zhvilluar gjatë internshipit?
Si një internship për herë të parë në një kompani programimi, jam futur që në ditët e para në projektet reale të kompanisë, duke dhënë kontributin tim në front-end, në bazë të task-eve të nevojshme gjatë ditëve të qëndrimit.
Çfarë do i thoje dikujt që është duke kërkuar të ndjek kurse programi?
Përpara se të nisni një kurs, interesohuni së pari për eksperiencat e trajnerëve, pasi janë hapur shumë të tilla, por jo çdo person është në gjendje që të përcjellë njohuritë e tij rreth fushës. Pasioni dhe dëshira e trajnuesit indoktrioinohet drejtëpërdrejti edhe tek kursantët, gjë që ndikon në të ardhmen e tyre.
Unë do ta rekomandoja Ketri Academy, pikërisht për devotshmërinë dhe eksperiencën shumëvjeçare të trajnuesit, i cili i ve theks gjatë gjithë kohës anës praktike të leksioneve, duke e bërë lehtësisht të kuptueshëm.
Dëshironi të ndiqni kurset që ofron Ketri Academy?
Nëse keni dëshirë të ndiqni një rrugë profesionale në programim dhe të rrisni njohuritë tuaja me një kurs të avancuar, Ketri Academy është zgjedhja e duhur. Mos hezitoni të na kontaktoni për çdo pyetje apo sqarim që keni dhe të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi të frytshëm drejt suksesit në fushën e teknologjisë!
Për regjistrime na kontaktoni në hello@ketri.al ose 067 40 70 444.