Çfarë thonë studentët tanë
për kurset tona të programimit
Studentët që kanë ndjekur kurset tona të programimit kanë ndarë përvojat e tyre personale gjatë kursit. Përvojat e studentëve janë një dëshmi e fuqishme për cilësinë dhe efikasitetin e kurseve tona, gjithashtu janë një ndihmesë për këdo që është duke kërkuar të ndjek kurse për tu bërë programues, nga një qëndër kursesh profesionale. Nëpërmjet këtyre review-ve, ne shpresojmë të japim një pamje të qartë për ata që janë të interesuar për të ndjekur kurset tona të programimit.
"Ky kurs ishte një mundësi e mirë për mua për të filluar si programues. Përveç se fitova shumë njohuri, më ofruan si fillim të ndiqja një internship tek Ketri Web, ku jam marrë direkt me projekte reale. Pas përfundimit të internshipit, tani jam pjesë e stafit të tyre. E rekomandoj këtë eksperiencë për të gjithë ata që janë të interesuar të fillojnë një karrierë në fushën e programimit."
Trejzi Xhaho
Student i kursit front-end“Definitivisht nje eksperience nga e cila mesova shume ! Shume te perkushtuar dhe ndihmues ne rrugetimin e programuesve te rinj si dhe prane per cdo paqartesi. Shume e lumtur per zgjedhjen qe bera duke i besuar hapat e mia te para ne karrieren si developer! Ketri Academy, kompania qe gjithmone do rekomandoj!“
Geja Lici
Studente e kursit back-end“Tek ky kurs kam mesuar me teper se sa kam mesuar ne 3 vite shkolle. Mesuesi shpjegonte cdo gje me detaje dhe ndjehesha shume komode per ta pyetur. Duke u praktikuar, kuptova me mire si funksionon bota e webit. Ngela shume e kenaqur.”
Elona Hysi
Studente e kursit front-end“Absolutisht një eksperiencë frytdhënëse. Niveli i mësimdhënies dhe cilësia e burimeve të ofruara kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen time profesionale. Ekspertiza dhe përkushtimi i insturktorit siguruan një kuptim gjithpërfshirës së temave të mbuluara. Njohuritë teorike të ndërthurura me përvoja praktike, e bëjnë këtë kurs zgjedhjen e duhur për çdo të ri si unë, i cili do të hedhë hapat e para drejt zhvillimit profesional si programues.”
Rei Rota
Student i kursit front-end dhe back-end“Ketri Academy më ka ofruar një përvojë të shkëlqyer. Instruktoret janë të përkushtuar dhe dinë të shpjegojnë me një mënyrë të qartë. Struktura e kursit është e organizuar mirë, duke përfshirë projekte praktike dhe reale. Të gjithë janë të kujdesshëm dhe të gatshëm për të ndihmuar. Një zgjedhje e shkëlqyer për ata që dëshirojnë të thellojnë njohuritë e tyre në programim.”
Shila Davidhi
Studente e kursit front-end dhe back-end“Nice detail-oriented knowledge given from proffessionals of the Front End and Back End Development. Highly recommended.”
Metin Lleshi
Student i kursit front-end“Duke mos pasur njohuri të mëparshme nē programim, ky kurs më ka ndihmuar shumë të kuptoj dhe mësoj në këtë fushë. Ky kurs pēr mua ishte zgjedhja e duhur për të mësuar programim.“
Arta Marku
Studente e kursit front-end“Bota e web-it më ka tërhequr gjithmonë, sidomos vitet e fundit, në të cilët ajo është bërë pjesë e përditshmërisë tonë. Megjithatë, erdhi një moment në të cilin nuk më mjaftonte të isha vetëm përdorues final. Doja të kuptoja si funksionon kjo teknologji që na zgjidh shumë “halle” gjatë ditës. Edhe se arsimi dhe profili im janë në fushën e dizajnit (kryesisht grafik), doja të mësoja diçka në lidhje me programimin e faqeve web. Në fillim provova të mësoja nëpërmjet free tutorials dhe video në YouTube, por niveli i vëmendjes humbiste shumë shpejt. Pas disa kohësh gjithsësi, algoritmet e big-tech-companies bën të mundur që të përfundoja te faqja e KetriWeb, të cilët ofronin disa kurse programimi për nivele të ndryshme.
Unë zgjodha kursin për Front-end developer, dhe fal suportit të stafit të kualifikuar, mësova koncepte interesante dhe argëtuese, të cilat më bën të ndihem shumë shpejt pjesë aktive e botës së web-it. Avantazhi kryesor i kursit ishte që çdo paqartësi që kisha, mund të diskutohej edhe të zgjidhej shumë shpejt gjatë mësimit. Tashmë ndihem i gatshëm edhe të ndërmarr hapa të reja drejt kësaj fushe.”
David Sulaj
Student i kursit front-end“Mesova shume me teper si funksionon praktkisht programimi, se sa kisha mesuar ne 5 vite shkolle.”